• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKOI KOKAINË NË DANIMARKË DHE NORVEGJI/ Dënohet me 9 vjet heqje lirie Jetmir Kastrati. GJKKO: Të izolohet…
Home
Breaking News

TRAFIKOI KOKAINË NË DANIMARKË DHE NORVEGJI/ Dënohet me 9 vjet heqje lirie Jetmir Kastrati. GJKKO: Të izolohet…

21 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK në një njoftim pët media, bën të ditur se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 9 vjet burg Jetmir Kastratin alias Sokol Kransiçi, për trafikim të kokainës në vendet skandinave.

SPAK ndërkaq, ka konfiskuar pasuritë e Kastratit, kryesisht në bregdetin e Velipojës dhe një pilari, të cilat janë konfiskuar.

Njoftimi i SPAK

Më datë 20.03.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi në lidhje me proçedimin penal nr.147/1 të vitit 2019 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në ngarkim të të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Në seancat e mëparshme, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konkluzionet përfundimtare ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcituara dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë.

Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.

Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRË KËSAJ I DOLI BOJA, PO KY..."/ Familjarët e Kristit reagojnë ashpër pas sjelljeve të Keisit ndaj Lorencit
Previous article SI DO HYJË PD NË ZGJEDHJE? 3 skenarët e Alibeajt për "14 majin"

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT