Biznesmeni Gjergj Luca ka përgëzuar marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë takimit në Ohër duke u shprehur se 2 liderët vendosën gurin e themelit të paqes.
Në mesazhin e tij në Facebook, Luca u shpreh se Ballkani është e vetmja strehë e ruajtjes së familjes në Europë.
“Urime të 2 liderëve të popujve të vet që më në fund vunë gurin e themelit të paqes, harmonisë, jo vetëm Kosovës e Serbisë por të të gjithë Ballkanit. Përshëndes gjithë ata njerëz që kanë qenë skeptikë për Ballkanin e Hapur.
Miqtë e mi, e kuptoj kur filloni korrjen e argumenteve dhe sharjeve drejt meje, e kuptoj që shpirti juaj është plagë, jo vetëm i juaji në Kosovë por edhe i boshnjakëve, malezezëve, shqiptarëve dhe serbëve sepse janë copëtuar me shekuj mes njëri-tjetrit por ajo që u bë në Ohër është një lajm i mirë për të gjithë Ballkanin”, thotë ndër të tjera Luca.


