• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR KORRUPSION/ Arrestohet punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë dhe procedohen 9 të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET PËR KORRUPSION/ Arrestohet punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë dhe procedohen 9 të tjerë

20 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, Ilir Kapetani, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi, ku thuhet se bashkë me të janë proceduar penalisht edhe 9 shtetas të tjerë, për përfshirje në akte korruptive.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Durrës, në drejtimin e SPAK-ut.

Pas një hetimi proaktiv, vihet në pranga një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë.

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, për goditjen e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nga Njësia “E” Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Clean”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masat:

– “Arrest në burg”, për shtetasin I. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës (specialist) i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasen V. B., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit: Xh. V., J. Z., A. H. dhe D. D., banues në Durrës, të katërt banues në Durrës; G. T. dhe L. A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka regjistruar procedimin penal, në vitin 2021.

Nga hetimet e kryera janë ngritur dyshime të bazuara në prova se shtetasit e mësipërm i kanë dhënë ryshfet shtetasit I. K., për të përfituar kompensimin financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASURITË E ERVIS MARTINAJT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron, rrëzon kërkesën e familjarëve
Previous article "JANË COPTUAR ME SHEKUJ MES NJËRI-TJETRIN"/ Gjergj Luca për takimin Kurti-Vuçiç në Ohër: Vendosën gurin e themelit të paqes

s.autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT