• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ BE-ja diskuton për municionet për Ukrainën, por beteja për Bahmutin vazhdon
Home
Nderkombetare

LUFTA/ BE-ja diskuton për municionet për Ukrainën, por beteja për Bahmutin vazhdon

20 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahmut në 24 orët e fundit, tha Kievi më 20 mars. Beteja për këtë qytet të shkatërruar ukrainas, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut po vazhdon, teksa ministrat e Bashkimit Evropian më 20 mars po përgatiten të diskutojnë për një plan prej 2 miliardë eurosh për furnizimin me municion, që Ukraina ka shumë nevojë.

Forcat ruse kanë kryer 69 sulme në ditën paraprake në Bahmut dhe në vendbanimet afër, në Avdijivka, Liman, Marjinka dhe Shahtarsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase. Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë vendbanimet civile në rajonet e Donjeckut dhe Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

Në pjesët e pushtuara nga Moska në rajonin jugor të Hersonit, ushtarët rusë që gjenden në pika të kontrollit po detyrojnë civilët që të pajisen me pasaporta ruse, duke i kërcënuar ata me dhunë dhe burgim, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase. Pjesët perëndimore të Hersonit, përfshirë qytetin e Hersonit, u çliruan nga forcat ukrainase nëntorin e vitit të kaluar, ndërkaq rusët u tërhoqën në anën tjetër të lumit Dnjepër.

Në Bruksel, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së mblidhen më 20 mars për të diskutuar planet për t’i ofruar municion Ukrainës në vlerë prej 2 miliardë eurosh në bazë të planit që përfshin blerjen e përbashkët të municionit nga blloku evropian. “Koha është e rëndësishme, ne duhet të dërgojmë më shumë municion artilerie dhe ne duhet ta bëjmë këtë me shpejtësi”, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 

 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pritet t’i adresohet këtij takimi përmes video-lidhjes nga Kievi. Ai pritet t’i informojë homologët e tij evropianë lidhur me situatën aktuale në fushëbetejë. Kievi ka thënë se i dihen 350.000 predha çdo muaj për t’i bërë ballë ofensivës së Rusisë në lindje dhe të jetë në gjendje që të kryejë një kundërofensivë gjatë pranverës. Shtetet anëtare të BE-së, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, i kanë dhënë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 13 miliardë dollarësh.

Ministrat e Jashtëm të bllokut po ashtu pritet të flasin për përgjegjësinë e Moskës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas për në Rusi, por edhe për masat për të lehtësuar eksportet ukrainase. Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më 17 mars lëshoi urdhërr-arestim për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me rolin e tij në transferimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi. Gjykata po ashtu lëshoi urdhërarrestim ndaj Maria Lvova-Belova, që është komisionare e Rusisë për të drejtat e fëmijëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE E VETMJA DROGË QË DO KONSUMOJA"/ Nisin flirtet mes Lorencit dhe Jorit, çfarë ka mes dy banorëve?
Previous article NGA REKORDET TEK E ARDHMJA/ Ibra skanon Milanin: Këta nuk e mbajnë dot presionin

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT