Florjan Dibra rrëfen për “Mail on Sunday” peripecitë e rrugëtimit zhgënjyes si emigrant i paligjshëm
Florjan Dibra është një adoleshent që ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij kanë udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë me varkat e trafikantëve. I veshur me një bluzë të zezë me fjalën “Para”, Florjan Dibra, si të tjerët, ishte joshur nga vendi me pasuri të pafundme dhe mundësi për një jetë të re.
Historia e tij është ndryshe nga ato të tjerat që dëgjojmë rëndomtë. Adoleshenti thotë se pesë muajt e tij në Mbretërinë e Bashkuar ishin katastrofikë dhe, në një intervistë ekskluzive me “The Mail”, ai u dërgon një mesazh të rinjve shqiptarë.


