• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË DREJT GREQISË/ Policia godet grupin kriminal në juglindje të vendit, 4 në pranga (PAMJET)
Home
Breaking News

DROGË DREJT GREQISË/ Policia godet grupin kriminal në juglindje të vendit, 4 në pranga (PAMJET)

19 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacion antidrogë në Juglindje të vendit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 8.2 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, kanë finalizuar me sukses fazën e​ katërmbëdhjetë të tij, si rezultat i së cilës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Gjergji Bendo, 26 vjeç, Lentin Sulo, 29 vjeç dhe Mikel Kurtiqi, 19 vjeç, banues në Ersekë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

VIDEO

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin 26-vjeçari Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT DHE DETAJET/ Operacion “blic” në Korçë, 3 të arrestuar për drogë
Previous article HABIT ME DEKLARATËN/ Dea: Po të ishin bërë bashkë Kristi dhe Armaldo, Luizi do ishte eliminuar nga loja. Ai u shqetësua...

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT