• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Uajoming bëhet shteti i parë që ndalon pilulat e abortit
Home
Botë

SHBA/ Uajoming bëhet shteti i parë që ndalon pilulat e abortit

18 March, 2023 s.autor Botë

Uajoming është bërë shteti i parë amerikan që ka ndaluar pilulat për abort, pasi guvernatori Mark Gordon, e ka nënshkruar një projektligj, që e ka bërë të paligjshëm përshkrimin dhe shitjen e tyre.

Shkelja e vendimit ndëshkohet me deri në gjashtë muaj burgim dhe 9.000 dollarë gjobë.

Gratë “ndaj të cilave kryhet apo tentohet të kryhet aborti” nuk do të ndiqen penalisht.

Pas vendimit të Gordonit, një gjyqtar në Teksas ka thënë se po e konsideron mundësinë e padisë, çka mund të bllokojë zbatimin e ndalesës për pilulat e abortit në gjithë vendin.Pilulat e abortit janë metoda më e zakonshme për t’i dhënë fund një shtatzënie në Shtetet e Bashkuara.

Projektligji i Uajomingut, i cili është miratuar nga legjislatura e kontrolluar nga republikanët, pritet të hyjë në fuqi prej 1 korrikut.

Aty nuk mbulohen pilulat që merren për parandalim të shtatzënisë menjëherë pas marrëdhënieve seksuale (morning-after pills), apo trajtimet që ekzistojnë për të mbrojtur një grua, shëndeti i së cilës është në rrezik.

Avokati i Sindikatës së Uajomongit për Liri Civile Amerikane, Antonio Serrano, e ka kritikuar projektligjin, duke thënë se “shëndeti i një personi, dhe jo politika, duhet të ndikojë në krijimin e vendimeve të rëndësishme mjekësore – përfshirë vendimin për të kryer abort”.

Sallë për kryerje të abortit.
Uajoming është një prej vendeve të shumta në Shtetet e Bashkuara, ku është duke u sfiduar çështja e ndalimit të abortit, pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përmbysur një vendim të vitit 1973 – të njohur si Roe v Wade – që legalizonte abortin.

Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË GJË SHUMË E BUKUR"/ Çfarë surprize ka përgatitur Kiara për Luizin?
Previous article NUK KURSEHET PËR OLTËN/ Qetsori: Ka dashur të më flasë me shenja, jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT