Diana Bahçja, 26-vjeçarja që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj është liruar. Bahçja kishte marrë një gjobë prej 250 mijë lekësh që për shkak të mos pagesës iu konvertua në një muaj burg Gruaja ka kërkuar të dalë pasi ka fëmijën e porsalindur në gji.
“U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, ka thënë nëna e re.
Ndërkohë mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës. Në përfundim të procesit Gjykata vendosi të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg për 26-vjeçaren.