• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi

15 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kanë kaluar 15 vjet nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën, mesditën e 15 marsit të vitit 2008, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda në historinë e shtetit shqiptar.

Shpërthimi i fuqishëm është ende i freskët në kujtimet e banorëve të Gërdecit.

Me lule në duar, familjarët nderuan të dashurit që humbën jetën. Emrat e tyre janë të gdhendur në memorialin e ngritur në kujtim të tyre.

Sytë i kanë ende nga drejtësia që nuk ka ardhur prej 15 vitesh.

“Ky është një krim shtetëror, këtu vepronte ushtria shqiptare. Pa firmë dhe pa vulë të ministrit këto municione nuk mund të lëviznin nga asnjë lloj depoje, ndaj e quaj krim shtetëror dhe ka dështuar gjithë piramida e asaj kohe e shtetit dhe pres drejtësi”

Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish ministrin e mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu. Mbi të rëndojnë dy akuza, “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.

Në të njëjtën kohë SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali I ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Beridsha.

SPAK u vu në lëvizje për Mediun, pas kërkesës së prindërve të 7-vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Më pas SPAK i kërkoi Gjykatës së lartë që të revokonte vendimin e pushimit ndaj Mediut, të marrë në vitin 2009-tën.

Tashmë me këtë vendim dosja në ngarkim të ish-ministrit është në duart e prokurorisë dhe pritet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme. Në vitin 2009-të, Mediu u akuza nga prokuroria e përgjithshme për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyrë të kryer në bashkëpunim dhe më pas dosja përfundoi në gjykatën e lartë. Por 6 muaj më vonë, gjykata vendosi pushimin e çështjes, pasi Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar edhe imunitetin që ndalonte gjykatën të vazhdonte gjykimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË SHKOJË TË JETOJË NË AMERIKË TE FAMILJA? Miqtë e Luizit: Është në procedurë për bashkim familjar
Previous article EKSPOZOI VIRUSIN SARS TË FSHEHUR NGA AUTORITETET KINEZE/ Duke shpëtuar shumë jetë, vdes mjeku Jiang Yanyong

s.autor

Postime të ngjashme

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë Aktualitet

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT