Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 Rihter i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike pas reshjeve të dendura të shiut të orëve të fundit, që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën dhjetë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.
Pesë të tjerë të vdekur u gjetën në një apartament nëntokësor në rrethin Tadogan. Sipas Yeni Safak, pesë sirianë u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit.
Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.
Şanlıurfa'da dün akşamdan bu yana etkili olan sağanak sonucu onlarca aracın sel sularında sürüklendiği anlar cep telefonu kamerasınca kaydedildi https://t.co/3yKLJEiK1p pic.twitter.com/Ay79qxJiSp
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) March 15, 2023


