Katër efektivët, që u akuzuan nga një i burgosur shqiptar për torturë, janë liruar nga burgu pasi kërkuan falje përpara hetuesve.
Ata u arrestuan pas denoncimit të shqiptar për torturë dhe dhunë ndaj tij në momentin kur po e shoqëronin në autobus gjatë transferimit nga Selaniku në burgun e Korydallo.
Nëntë të burgosurit e tjerë që ishin në autobus deklaruan se efektivët i vendosën atij një helmet dhe pranga, pasi shqiptari ka shfaqur shenja që donte të lëndonte veten.


