• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË LOKALIN E FATION MURATIT/ Makina është filmuar nga kamerat e sigurisë! Autorët i druheshin një shkëmbimi me armë zjarri
Home
Breaking News

MASAKRA NË LOKALIN E FATION MURATIT/ Makina është filmuar nga kamerat e sigurisë! Autorët i druheshin një shkëmbimi me armë zjarri

14 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me masakrën në “Don Bosko” të dielën mbrëma, ku një grua u vra aksidentalisht ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën.

Panorama TV mëson se makina e autorëve është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë e njëjta makinë është kapur sërish nga kamerat në ikje në orën 20:50.

Ky është itinerari që kanë ndjekur autorët dhe ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 30 minutave.

Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacion te plotë për personat që ishin brenda.

Përveç xhaxhait të Fation Muratit në lokal kanë qenë edhe djali i xhaxhait dhe vëllai i Fation Muratit. Autorët dyshohet se i janë trembur një kthim zjarri nga shënjestrat e tyre pasi kanë përllogaritur si mundësi që ata mund te ishin të armatosur.

Kjo dyshohet se i ka shtyrë autorët të qëllojnë me breshëri pa pyetur se kush është brenda tjetër i pafajshëm dhe e gjitha ka ndodhur në pak sekonda.

Fation Murati ka dal nga Shqipëria në drejtim të Kosovës me 12 mars në mëngjes, pra ditën e ngjarjes. Nuk është regjistruar ne kufi për shkak se në fundjave ka marrëveshje mosregjistrimi, më pas dyshohet se ka ikur në Turqi.

Grupi hetueseve është përqëndruar tek kamerat e sigurisë nga zona e Don Boskos në Likmetaj ku edhe u gjet e djegur “BMW”. Deri tani nga ajo që është vëzhguar në kamera nuk i identifikon dot autorët pasi kanë qenë te maskuar. Edhe dëshmitarët nuk kanë dhënë detaje shumë ndihmuese për autorët për shkak se ngjarja ka ndodhur shumë shpejtë.

Ndërkohë, gruaja Mimoza Paja që mbeti viktimë ka qenë në këmbë duke shërbyer në momentin që është hapur zjarr.

Grupi i posaçëm hetimor, ka vazhduar kryerjen e veprimeve në vendin e ngjarjes, gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve okularë dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

Më datë 13.03.2023, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Po më datë 13.03.2023, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor ka këqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin.

Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se ky mjet tip BMË, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13 Durrës.

Të gjitha provat metariale të sekuestruara në vendngjarje në rrugën “Anastas Shundi” dhe në fshatin Likmetaj, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore ku po u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Dinamika e ngjarjes

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F. M., dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit.

Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj.

Pronari i lokalit shtetasi Fation Murati është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë shtetasin Fation Murati ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023, gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 200 MIJË EURO NË MINUTË/ Pogba i kushton shtrenjtë Juves, çfarë do të ndodhë në verë?
Previous article "MË KANË SAKATUAR, PRANGAT M'I NGULËN NË MISH"/ Flet shqiptari që u dhunua nga policët grekë

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT