• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË KANË SAKATUAR, PRANGAT M’I NGULËN NË MISH”/ Flet shqiptari që u dhunua nga policët grekë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË KANË SAKATUAR, PRANGAT M’I NGULËN NË MISH”/ Flet shqiptari që u dhunua nga policët grekë

14 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Saimir Zefi është 33-vjeçari shqiptar i cili është dhunuar në mënyrë barbare nga 4 policë grekë. Shqiptari me origjinë nga Puka thotë se ai është dhunuar pasi ka kërkuar të drejtën për të shkuar në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ai thotë se në burgjet greke shqiptarët dhunohen dhe gjykatat i dënojnë për shkak të racizmit. Ai kërkon ndihmë edhe nga shteti shqiptar pasi nuk ka bërë asnjë gabim dhe ka dy fëmijë me të cilët nuk mund të flasë në këtë gjendje.

Përshëndetje, jam Saimir Zefi. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar. Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë. Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët në bazë të rracizimit, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me ta në këtë gjendje.

Një shqiptar që ndodhet në qeli me Saimir Zefin ka pohuar deklaratat e 33-vjeçarit dhe ka treguar se ai dhe të tjerët dhunohen vetëm prej faktit se është shqiptar.

Unë jam nga Fieri, Nikolla quhem, çfarë ka kaluar ky djali i kam kaluar dhe unë. Punoj si kuzhinier për 20 vite. Më kanë futur në një grup për vjedhje, kur unë s’kam bërë asgjë. Më kanë dhunuar që të pranoj këtë akuzë. Ata nuk kanë asnjë lloj dokumenti për ta provuar këtë. Jam duke u përpjekur ta çoj çështjen në Gjykata më të larta. Dënohemi vetëm nga emri, se jemi shqiptar. 60% e të burgosurve shqiptar në Greqi janë të pafajshëm.

Deri më tani një oficer, dy policë dhe një roje speciale greke janë arrestuar në lidhje me dhunimin barbar të shqiptarit ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË LOKALIN E FATION MURATIT/ Makina është filmuar nga kamerat e sigurisë! Autorët i druheshin një shkëmbimi me armë zjarri
Previous article JORI SHFAQET ME RROBA BANJO/ Luizi e ngacmon: I ke që para operacionit?

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT