• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAGAT/ Rama: Privati të mos shtrëngojë dorën, rrezikon të humbasë kapitalin njerëzor
Home
Politikë

PAGAT/ Rama: Privati të mos shtrëngojë dorën, rrezikon të humbasë kapitalin njerëzor

13 March, 2023 s.autor Politikë

Në analizën e punës së Bashkisë së Tiranës, i pranishëm është edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se synimi duhet të jetë rritja e pagave për qytetarët.

Kryeministri Rama ka shprehur shqetësimin që Shqipëria po shkon drejt një situate ku nuk ka burime njerëzore. Referuar frazës “ka vende pune dhe nuk ka profesionistë”, Rama ka thënë se sot rrezikon të kthehet në problem që nuk ka punëtorë.

Edi Rama: Kemi detyrën dhe mundësinë të hyjmë në një ndërveprim më të hapur mes të gjitha palëve për të garantuar që njerëzit në të gjitha fushat e jetës të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendit dhe këtu sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë sepse duke shtrënguar dorën më shumë seç duhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë trë fundit ato që në fakt janë të parat fare, pagat për të punësuarit e vet, i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxitojmë ta mbyllim sot, do të bëhet e pambyllshme. Një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor.

Sipërmarrja nuk mundet që të vazhdojë t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti. Nuk mund të bëjë gjithçka për familjet e tyre dhe të mos bëjnë gjithçka për punonjësit e tyre sepse ajo që ka filluar sot që të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe nuk kishte profesionistë, sot rrezikon të kthehet në problem që nuk ka punëtorë, aq më tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si shembull. po hyn në një fazë krize pikërisht për punëtorë edhe ajo vetë. Përfytyroni se në çfarë fazë presioni mund të gjendet Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ 30-vjeçarja martohet me veten, ceremonia "e çmendur" që i kushtoi mijëra dollarë
Previous article E PËSON KEQ/ Tentoi të kontrabandonte mbi 20 mijë euro para të fituara nga shitja e drogës, arrestohet shqiptari në Zvicër

s.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT