• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRDOR NGA AUTORËT E ATENTATIT/ Reagon policia: BMW-ja e shkrumbuar totalisht, u gjetën 3 armë zjarri
Home
Aktualitet
Kronikë

U PËRDOR NGA AUTORËT E ATENTATIT/ Reagon policia: BMW-ja e shkrumbuar totalisht, u gjetën 3 armë zjarri

13 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet i djegur mjeti tip “BMW”, që mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës në një lokal në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Policia e Durrësit në një informacion zyrtar bën me dije, se në makinë janë gjetur 3 armë zjarri automatike, dhe se BMW e përdorur nga autorët është e shkrumbuar totalisht. Makina e cila u përdor, në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, u zbulua në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj,

Sakaq BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendi ku u gjet makina e djegur, konkretisht në një cep të kryqëzimit që të çon për në Likmete dhe të nxjerr në autostradën Fushë-Krujës-Milot, vendin e quajtur ura e Sul Merës.

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur e ngjarjen:

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAMERA FIKSOI MASAKRËN NË LOKALIN E TIJ"/ Si i shpëtoi burgut Fatjon Murati, kundërshtari i Ervis Martinajt (DETAJET)
Previous article DEPRESIONI DHE TRISHTIMI NUK JANË NJËSOJ/ Psikologët zbulojnë tre keqkuptimet më të mëdha

s.autor

Postime të ngjashme

KONTRABANDË FISHEKZJARRESH/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari, synonte t’i shiste në Tiranë Aktualitet

KONTRABANDË FISHEKZJARRESH/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari, synonte t’i shiste në Tiranë

MË SHUMË SE TRE ORË NË SPAK/ Igli Tare: Falënderoj mediat, të tjerat ia lëmë kohës Aktualitet

MË SHUMË SE TRE ORË NË SPAK/ Igli Tare: Falënderoj mediat, të tjerat ia lëmë kohës

DETAJET E REJA/ 37-vjeçarja shtatzënë u paraqit në spital me dhimbje të forta. Iu dha gjak, por… Aktualitet

DETAJET E REJA/ 37-vjeçarja shtatzënë u paraqit në spital me dhimbje të forta. Iu dha gjak, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT