• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E DEPRESIONIT PRANVEROR/ Çfarë po e shkakton këtë sipas ekspertëve
Home
Shëndet

RRITJA E DEPRESIONIT PRANVEROR/ Çfarë po e shkakton këtë sipas ekspertëve

12 March, 2023 s.autor Shëndet

Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.

Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë.

Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë.

Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi, më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme, vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme, ndryshime në energji, shqetësime me gjumin, probleme me përqendrimin ose kujtesën, oreks i shtuar ose humbje peshe, nervozizëm i pazakontë, ndjenja zemërimi ose agresion.

Por cilat janë shkaqet se përse ndodh kjo? Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë.

Disa ekspertë ‘ia lënë fajin’ dritës dhe nxehtësisë ekstreme që mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar dhe të shkaktojnë më tepët shqetësim dhe nervozizëm. Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të prishë ciklin gjumë-zgjim. Duke e bërë më të vështirë plotësimin e orëve të gjumit që ju nevojiten për shëndet dhe mirëqenie.

Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë.

Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell. Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN NDAJ KIARËS/ Bled Mane: Mosmirënjohëse, do të kishte dalë nga loja
Previous article ISH-I E LA SE NUK DONTE FËMIJË/ 35-vjeçarja i jep fund jetës në shtëpinë e prindërve, përfunduan në gjyq edhe për qenin

s.autor

Postime të ngjashme

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT