• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPEN MAT/ Kryen 6 vjedhje në Shëngjin dhe Lezhë brenda një jave, pranga 3 ‘skifterëve’ (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPEN MAT/ Kryen 6 vjedhje në Shëngjin dhe Lezhë brenda një jave, pranga 3 ‘skifterëve’ (EMRAT)

10 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë do të procedohen penalisht, pasi akuzohen për vjedhje, si dhe janë me precedentë të mëparshëm.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Mikel Pjetrushaj, Erlis Marku dhe Erjon Aliaj ( Dodaj), të tre banues në Shëngjin, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. V., 50 vjeç, banues në Shkodër, A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 59 vjeç banues në Tiranë dhe R. B., 34 vjeç, banues në Shëngjin.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 6 raste vjedhjesh të ndodhura në Shëngjin dhe në Lezhë, gjatë kësaj jave.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, të implikuar direkt apo indirekt në kryerjen e këtyre vjedhjeve, si dhe me precedentë të mëparshëm në të njëjtën fushë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëngjini” kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 6 vjedhjeve të ndodhura në Shëngjin dhe në Lezhë.

Për këto raste, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: M. P., 21 vjeç, E. M., 35 vjeç dhe E. A. (D.), 36 vjeç, të tre banues në Shëngjin, me precedentë të mëparshëm po për vjedhje. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. V., 50 vjeç, banues në Shkodër, A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 59 vjeç banues në Tiranë dhe R. B., 34 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Shëngjini” rezultoi se 3 shtetasit e arrestuar, më datë 5 mars, pasi kanë thyer xhamin e një automjeti në Lezhë, kanë vjedhur sendet personale që ndodheshin në të, si dhe se më datat 8 dhe 9 mars, po këta shtetas kanë vjedhur pajisje në 4 lokale të ndryshme dhe në një banesë, në Shëngjin.

Në vijim, gjithashtu rezultoi se 4 shtetasit e proceduar penalisht, duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk kallëzonin, si dhe përfitonin sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtyre vjedhjeve, si dhe pajisje të ndryshme të dyshuara të vjedhura që janë gjetur si rezultat i kontrolleve në banesat e 4 shtetasve të proceduar.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TAKIMIT ME BERISHËN/ Meta: Kandidatët e Primareve të mrekullueshëm, bashkë për ndryshim!
Previous article PROJEKTLIGJI I QEVERISË BRITANIKE PËR NDALIMIN E REFUGJATËVE/ Rrëfimi i një refugjati: Azilkërkuesit janë traumatizuar, por nuk do t’i ndalë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika Aktualitet

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan... Aktualitet

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan...

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT