• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AHMETAJ KA PASUR DIJENI PËR KONTROLLIN”/ Spahiu: Ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e inceneratorëve
Home
Politikë

“AHMETAJ KA PASUR DIJENI PËR KONTROLLIN”/ Spahiu: Ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e inceneratorëve

9 March, 2023 s.autor Politikë

Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi disa detaje të reja nga kontrolli që iu bë banesave të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt dhe partneres aktuale.

Ai deklaroi në “Top Story” se ky kontroll nuk është i befasishëm, pasi vendimi është dhënë më parë nga gjykata.
“Hedhin dritë atë çka vetë Ahmetaj dhe Rama kanë pasur dijeni për këto që kanë ndodhur sot. Nuk kem të bëjmë më një kontroll në flagrancë, i cili është vendosur sot. Ka një vendim gjykate. Byroja e hetimit i ka adresuar një kërkesë gjykatës e cila është nxjerrë pardje tek të dyja banesat, ish-bashkëshortja dhe partnerja aktuale”, tha Spahiu.

Analisti sqaroi se ky kontroll nuk është bërë për të verifikuar pasurinë e ish-ministrit, por për të gjetur dokumenta të mjaftueshme për zbardhjen e çështjes së inceneratorëve, për të cilën akuzohet.
“Nuk kemi të bëjmë me një deklarim pasuri pasi bëhet kollaj, por me një kontroll të brendshëm të banesës ku dyshohet se ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e inceneratorëve, gjykata ka arsyetuar se janë shkaqe të arsyetueshme për të ushtuar kontrolle në këto banesa. Ankim ndaj kontrollit të banesës nuk është bërë. Nëse ka pasur një denoncim që ka të ardhura nga inceneratorët janë marrë në pyetje persona të tretë. Duke nisur që nga hidraulikët, elektricistët dhe çdo person i tretë që ka marrë pjesë në ndërtimin e kësaj vile”, u shpreh Spahiu.
Ai zbuloi se Ahmetaj ka qenë në dijeni të vendimit për kontrollin që do t’i bëhej banesave, madje i jepet e drejta të ishte prezent në momentin që do të kryheshin verifikimet.
“I ka dhënë ligjshmëri për të ushtruar këtë kontroll, i cili është mjet i kërkimit të provës. Ahmetaj ka pasur dijeni për këtë vendim Prokuroria speciale është e detyruar t’i ndënshtrohet kodit të proceduarave penale e cila duhet në mënyrë të arsyetuar për të bërë këtë kontroll. Ahmetaj ka të drejtë të mbrohet me një avokat, madje mund të ankohet ndaj kontrollit por në rastin konkret nuk ka pasur një ankim në gjykatën më të lartë. Ligji parashikon edhe orën në të cilën kryhen kontrollet. Sipas vendimit të gjykatës Ahmetajt i jepet e drejta të jetë aty gjatë kontrollit”, shtoi më tej Spahiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Rrebeshe shiu dhe stuhi ere kryesisht në vijën bregdetare
Previous article NËSE NUK DO TË MERRNIT VULËN DO TË HYNIT NË ZGJEDHJE? Alibeaj: Qëndrimi ynë i qartë, të dalim me një kandidat

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT