Në emisionin “Open” në “News24” Enkelejd Alibeaj tha se është e domosdoshme që në zgjedhjet lokale të 14 majit të shkohet me një kandidat.
Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Alibeaj tha se partitë antiqeveritare duhet të bëhen bashkë në zgjedhje për të mundur regjimin nëpërmjet votës.
Pjesë nga biseda në studio:
Alibeaj: Unë nuk jam bolshevik, antiimperialist amerikan. Unë jam Enkelejd Alibeaj që ka mbajtur qëndrimet e veta. PD e Shqipërisë nuk mund të cënojë marrëdhëniet me partnerin strategjik që janë SHBA. Por nuk ishte vetëm kjo arseja për qëndrimin për non-grata. PD duhet të vazhdojë pa cënuar orientimin e saj, ky është qëndrimi që unë kam mbajtur në atë kohë.
Lubonja: Një ambasador nuk mund të jetë Amerika. Nëse ti nuk e di nuk paske qenë në parti.
Alibeaj: Ishte e gjitha një teori konspirative dhe e sponsorizuar nga Edi Rama.
Rakipllari: Zëri i Amerikës thotë se PD ka marrë 600 mijë euro nga burime ruse.
Alibeaj: Ju thoni gjithmonë Amerika, Amerika. E kam shumë të rëndë që edhe nga goja e disa njerëzve të thuheshin të njëjtat akuza të sponsorizuara me paratë e Edi Ramës. Ne e kemi pasur detyrim ligjin e hapjes së dosjeve. E vërteta është se PD e mbështetur nga një pjesën e vuajtur e shoqërisë shqiptare e ka për detyrim hapjen e dosjeve.


