• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA JEP EMRAT DHE DETAJET/ Rëndohet bilanci i aksidentit pranë TEG-ut, shkon në 2 numri i viktimave
Home
Breaking News

POLICIA JEP EMRAT DHE DETAJET/ Rëndohet bilanci i aksidentit pranë TEG-ut, shkon në 2 numri i viktimave

9 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksidenti rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi.

Burime nga policia bëjnë me dije se kane humbur jetën dy vajza kurse 2 persona të tjerë janë të plagosur në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga policia, mjeti është rrëzuar nga mbikalimi dhe ka rënë poshtë në aksin e poshtëm mbi një tjetër automjet tip Hyunday.

Dy viktima dhe 2 të plagosurit udhëtonin të gjithë në automjetin e rrëzuar nga mbikalimi.

Automjeti po udhëtonte nga Unaza Lindore në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi.

Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit.

Në vendngjarje ka forca të shumta policie. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Policia sqaron rrethanat/ Rëndohet bilanci i aksidentit në afërsi të TEG, shkon në 2 numri i viktimave. EmratMë datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET/ Kurti dhe Vuçiç konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e 18 marsit në Ohër
Previous article "PSEUDO-OPINIONISTË"/ Arjan Konomi sulmon Arbrin dhe Zhakun: Si mund t’u lihen programe në dorën e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT