• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFGANISTAN/ Vritet me bombë guvernatori taleban
Home
Nderkombetare

AFGANISTAN/ Vritet me bombë guvernatori taleban

9 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Guvernatori taliban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij më 9 mars, thanë zyrtarët.

“Mohammad Dawood Muzammil, guvernatori i Balkhut, është vrarë në një shpërthim këtë mëngjes”, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Asif Waziri, zëdhënës i policisë talibane nga kjo provincë.

Ai bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë u vranë në këtë sulm dhe dy u plagosën. Shkaku i shpërthimit nuk u bë i ditur menjëherë.

Disa raporte të mediave lokale thanë se më shumë se 30 njerëz u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në spital për trajtim.

Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul.

Zëdhënësi i qeverisë së udhëhequr nga talibanët, Zabihullah Mujahid, shkroi në Tëitter se Muzammil ishte “martirizuar në një shpërthim nga armiqtë e Islamit” dhe tha se janë hapur hetimet për sulmin.

Muzammil është një nga zyrtarët e rangut më të lartë taliban që është vrarë që kur ata u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talibanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talibanëve në luftë.

Muzammil ishte emëruar guvernator i Balkhit vitin e kaluar pasi mbajti të njëjtin pozitë në provincën lindore Nangarhar, ku ai koordinoi një goditje ndaj militantëve të IS-K.

IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talibane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K.

Qari Fateh, shef rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talibanët.

Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRANGHETA/ Karabinierët operacion blic kundër klanit kalabrez Piromalli, 49 arrestime
Previous article DETAJET E PARA/ Sekuestrohen 150 mijë euro dhe 164 mijë paund britanik të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT