• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON Shefi i diplomacisë kineze: Luftë nëse Amerika s’ndryshon kurs, asgjë s’mund ta ndalë daljen nga shinat
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON Shefi i diplomacisë kineze: Luftë nëse Amerika s’ndryshon kurs, asgjë s’mund ta ndalë daljen nga shinat

7 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një konferencë shtypi, të mbajtur në kuadër të sesionit vjetor të legjislaturës kineze, shefi i ri i diplomacisë së Pekinit paralajmëroi mundësinë e një konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe i cilësoi si “të papranueshme” kërcënimet ndaj vendit të tij për qëndrimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Nuk e prodhoi Kina krizën. Ajo nuk është as pjesë e krizës dhe as i ofroi armë ndonjërës prej palëve të përfshira në konflikt. Përse ia atribuojnë fajin Kinës dhe e kërcënojnë me vendosjen e sanksioneve? Kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Qin Gang, ministër i Jashtëm i Kinës.

Ministri i Jashtëm mbrojti miqësinë e ngushtë mes Kinës dhe Rusisë dhe tha se, nëse dy vendet punojnë së bashku, atëherë bota do të ketë një “forcë udhëheqëse”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të shkojnë drejt konfliktit nëse Uashingtoni nuk ndal përpjekjet për ta asgjësuar gjigantin aziatik.

“Nëse Amerika nuk ndalet, por vijon të ecë me shpejtësi në shtegun e gabuar, asgjë s’mund ta ndalë daljen nga shinat dhe do të ketë konflikte dhe përballje. Kush do t’i bartë pasojat katastrofike?” u shpreh Gang.

Shefi i diplomacisë kineze i bëri thirrje Uashingtonit që të mos ndërhyjë në çështjen e Tajvanit dhe shtoi se Pekini ka të drejtë të marrë masa nëse ishulli shpall pavarësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRRDORIMI I CIGAREVE ELEKTORNIKE/ Pediatrja: Pirja e duhanit shkakton sindromin e vdekjes së papritur foshnjore
Previous article PO TRANSPORTONIN EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen dy persona në Pogradec

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT