Një 40 vjeçar nga Shën Petersburg i Rusisë tentoi të shkonte me not në Ukrainë për të luftuar përkrah tyre.
Mediat e huaja shkruajnë se rusi tentoi të notonte nga Krime e pushtuar nga Moska në portin ukrainas të Odesa për t’u luftuar kundër atdheut të tij.
Gjykata e Lartë e Krimesë e dënoi 40-vjeçarin me gjashtë vjet burg me punë të rënda pasi e shpalli fajtor për tradhti për kalim të paligjshëm të kufirit.
Burri kundërshtoi luftën në Ukrainë dhe vitin e kaluar vendosi se donte të ndihmonte forcat e armatosura atje. Pasi kontaktoi një grup ushtarak vullnetar në Ukrainë, ai bleu busull dhe pishtar nënujor dhe filloi notin në gusht.
Ai ndalua nga rojet kufitare ruse pasi kishte notuar për dy ditë.


