• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT NJË MUAJ NGA TËRMETI I TURQISË/ Janë regjistruar 13 mijë pas lëkundje, si ka ndryshuar jeta e të prekurve
Home
Nderkombetare

SOT NJË MUAJ NGA TËRMETI I TURQISË/ Janë regjistruar 13 mijë pas lëkundje, si ka ndryshuar jeta e të prekurve

6 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6.000 në krahun tjetër dhe 13 mijë paslëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

Të mbijetuarit përballen me një të ardhme të pasigurtë; problemi më i madh i tyre i momentit është gjetja e një strehe të sigurt për të jetuar. 1.5 milionë njerëz janë pa shtëpi, dhe është e paqartë se sa kohë do të duhet për t’u gjetur atyre strehimin e duhur, ndërsa toka vazhdon të lëkundet.

Agjencia turke e emergjencave e Afad thotë se pothuajse dy milionë njerëz janë larguar nga zona e tërmetit. Disa jetojnë me miqtë ose të dashurit e tyre në pjesë të tjera të vendit. Fluturimet dhe trenat jashtë rajonit janë falas për ata që duan të largohen. Ka megjithatë, dhe nga ata që nuk duan të lëvizin.

“Frikë kemi, por nuk duam të ikim nga këtu. Është shumë e rëndësishme kjo për ne; këtu kemi ndërtuar jetën. Gjithcka që kemi, është këtu”- shprehet një banore.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan sakaq përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

Udhëheqësi turk, i cili ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë, po bën thirrje për unitet dhe ka premtuar një plan të madh strehimi për banorët e zonave të goditura nga tërmeti, një çështje që pritet të dominojë fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇUDIA" DO NDODHË JAVËN E ARDHSHME/ Sinoptikanët paralajmërojnë "kthesë" të motit (TABELA)
Previous article FUTËN NË MAKINË "KAMBISTIN E RRUGËS" DHE E GRABITËN.../ Arrestohet një prej autorëve në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT