• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI DËSHTOI ATENTATI NË ELBASAN/ Tre karikatorë të mbushur plot me 85 plumba, zbulohet gjurmë gishti në pasqyrë dhe…
Home
Breaking News

SI DËSHTOI ATENTATI NË ELBASAN/ Tre karikatorë të mbushur plot me 85 plumba, zbulohet gjurmë gishti në pasqyrë dhe…

4 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Karikatorët e tre automatikëve të modelit kallashnikov, që policia sekuestroi në ish-fabrikën e Salcës në Elbasan, ishin të mbushur plot me fishekë dhe të bërë gati për të qëlluar.

Rezulton se dy nga armët ishin ngarkuar me 28 plumba secila, ndërsa kallashi i tretë ka qënë i mbushur me 29 plumba të diametrit 7.62 mm.

Në total policia sekuestroi 85 plumba, që ishin bërë gati për t’u zbrazur në një atentat të mundshëm, në qytetin e Elbasanit. Të gjitha armët janë gjendur në gjendje të mirë teknike-balistike.

Detaje të reja për ngjarjen e 18 shkurtit të ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ku një BMW X6 u zbulua plot me armë e për të cilën u arrestua Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, dy njerëz të afërm të Erjon Alibej, i ndaluar nga SPAK-u për një seri ngjarjesh kriminale.

Brenda makinës BMW X6, policia ka fiksuar gjurmë gishti dhe 17 tamponë të faktorëve biologjikë dhe ADN-je, të cilat janë çuar për ekzaminim në laboratorin shkencor.

Ndërsa përmes pluhurit daktiloskopik në xhamin e pasqyrës së mbrojtëses së diellit në krahun e shoferit, është zbuluar një gjurmë gishti. Nisur nga kjo situatë, mbrojtësja nga dielli është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për ekzaminime në kushte laboratorike në Tiranë.

Makina e ngarkuar me armë, municion dhe dy shishe dy litroshe benzine, rezulton e vjedhur në qytetin e Shkodrës, ndërsa targat AA 347 BP janë deklaruar të vjedhura në Elbasan në datën 15 shtator 2022 dhe i përkasin një automjeti tip “Opel Zafira”.

Në pjesën e përparme të mjetit, në vendin e tavullës së duhanit u gjet dhe u sekuestrua një bisht cigare me ngjyrë të bardhë me mbishkrim pjesërisht të dukshëm i ngjashëm me atë të llojit “Slims”.

Menjëherëpas ngjarjes nga ana e shërbimeve policore është bërë krehja e zonës për të gjetur sende e prova të tjera materiale dhe në vendin e quajtur afër ish-konservimit, 50 metra pranë restorant “Attika” gjenden 2 kazanë plehrash, të cilët po zbrazeshin nga disa punonjës të pastrimit.

Një nga këta persona i quajtur Sajmir Shehu, i ka treguar punonjësve të policisë që brënda në njërin prej kazanëve të plehrave kishte gjetur një çantë marsup, të cilën e kishte lënë në tokë.

Çanta u gjend jo shumë larg vendit të zbulimit të makinës, ku brenda saj u gjend një çelës me stemën e BMË një armë zjari, edhe një çelës me emblemën (stemën) të markës BMW.

Arma e zjarrit e tipit “Glock” ishte e paisur me 12 copë fishekë ndërsa mes sendeve gjendej dhe një kartë identiteti e falsifikuar greke me emrin Kostandinos Lolos, me fotografi të Arben Spahiut. Mes të tjerash është gjendur dhe një sasi prej 2600 euro.

Në bazë të operacioneve operative policia ka shkuar në banesën e Arsen Preçit dhe ky person nuk ka qenë në banesën e tij, por duke ruajtur në taracën e godinës ss banesës, e cila është disa metra larg vendit të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET NGJARJA E RENDE/ Ndiqnin njëri-tjetrin me makinë nga Pogradeci deri në Elbasan dhe u aksidentuan qëllimisht, 2 të arrestuar
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Kreu i forcave Wanger thirrje Zelenskyt: Braktis Bakhmutin, qyteti është tashmë i…

F.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT