• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPANJA NË ALARM: Bandat shqiptare ‘mbretër’ të trafikut të drogës! Organizatat kriminale janë…
Home
Aktualitet
Kronikë

SPANJA NË ALARM: Bandat shqiptare ‘mbretër’ të trafikut të drogës! Organizatat kriminale janë…

3 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet në Spanjë kanë ngritur alarmin për mafien shqiptare. Ata kanë theksuar se grupet kriminale kanë arritur deri në atë pikë sa të kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut të marijuanës.

Mafia shqiptare zbarkoi në Spanjë në vitet 1990, ku fillimisht u njoh për trafikim të qenieve njerëzore dhe heroinë.

Megjithatë me kalimin e viteve këto organizata të rrezikshme kriminale pjesë e së cilës ishin nga Shqipëria dhe Kosova janë sofistikuar dhe shtrirë thuajse në të gjithë territorin duke u bërë mbretërit e trafikut të drogës jo vetëm në Spanjë, por edhe në Britani apo Ekuador.

Policia në Spanjë ka thënë se bandat shqiptare kanë ngritur plantacione kudo, investimi që bëjnë është shumë i vogël, por fitimi i tyre është i menjëhershëm. Gjithashtu autoritetet paralajmërojnë edhe rrezikun e këtyre organizatave që kanë marrë nën kontroll trafikun e marijuanës në vend.

“Deri më tani, klanet shqiptare të pranishme në Spanjë kanë vepruar shumë më diskrete në krahasim me mafiozët e tjerë ndërkombëtarë. Ata që janë të përkushtuar ndaj trafikut të drogës mbajnë një profil të ulët, edhe pse janë shumë të dhunshëm, zakonisht nuk e shfaqin në publik. Në këtë mënyrë, ata mund të kalojnë pa u vënë re për të vazhduar prodhimin e marijuanës në një shkallë të gjerë dhe më pas ta prezantojnë atë në Evropë”, raportojnë mediat spanjolle.

Klanet shqiptare thuhet se kanë fituar besimin e të gjitha organizatave kriminale ndërkombëtare. Këtë e kanë arritur kryesisht për shkak të frikës që ngjallin. Megjithatë, këto banda janë goditur vazhdimisht nga Forcat dhe Trupat e Sigurisë së Shtetit dhe çdo javë ka operacione antidrogë me të arrestuar me origjinë shqiptare.

Ndonëse, sigurisht, pjesa dërrmuese e këtyre arrestuarve janë ‘koshptar’ të quajtur në këtë mënyrë pasi kujdesen për plantacionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET MAT SHQIPTARI/ Kishte fshehur 2 kg heroinë në kroskotin e makinës, arrestohet në Volos
Previous article "NË STACION PO FESTONIN"/ Denoncimi i fortë për tragjedinë në Greqi: Në momentin e aksidentit po dëgjonin muzikë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT