• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NGA DAN HUTRA/ Prokuroria: Ish gruaja e tij deklaroi se nuk donin të kishin probleme me familjen
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA NGA DAN HUTRA/ Prokuroria: Ish gruaja e tij deklaroi se nuk donin të kishin probleme me familjen

2 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me vendimin për e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vrasësin, Dan Hutra. Prokuroria thotë se ish gruaja e tij, Elena Hysa është këshilluar nga familjarët që të tërhiqej nga këllëzimi i dhunës së familje për 35-vjeçarin.

Duke qenë se Hysa nuk ka pranuar as të flasë me policinë gjyqësore Prokuroria thotë se Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg.

Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së Elena Hysës.

“Duke marrë shkas nga interesi i medias dhe publikut në lidhje me ngjarjet e datës 01.03.2023 dhe shtetasin D.H., Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informon se: Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr.4719 në ngarkim të personit në hetim D.H., për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Nga aktet e procedimit, rezulton se:

Më datë 16.06.2022, shtetasja A.H., ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga shtetasi D.H., i cili ndodhej në banesën e saj. Për ngjarjen është pyetur edhe shtetasja K.H., e cila deklaroi se e bija është keqtrajtuar. Ajo ka deklaruar se ka biseduar me bashkëshortin dhe nuk duan që të kenë probleme me familjen dhe njerëzit e shtetasit D.H., dhe se kërkojnë që vajza të heqë denoncimin dhe të mos merret shteti me këtë punë. E pyetur nga ana e Policisë Gjyqësore nëse është kanosur nga shtetasi D.H., në banesën e saj, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së shtetases E.A. Duke pasur parasysh se ky shtetas shfaq rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe nga verifikimet rezulton se shtetasi D.H., ka qenë person i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal i dënuar me 25 vite burgim (kryer 13) pasi në vitin 2007 ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen D.H., dhe bazuar në nenin 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, u vendos arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 4719 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale ‘Dhunë në Familje’ parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg. Meqenëse gjykimi u zhvillua i shkurtuar, ndaj kësaj mase dënimi u kërkua të aplikohet neni 406 i Kodit të Procedurës Penale duke i ulur 1/3 e dënimit.”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË GREQI/ Qeveria shpall 5 marsin ditë zie kombëtare, Rama: Dhimbja është edhe e jona
Previous article PO JU E KENI NDJERË? Ja fazat që kalon truri, teksa plaket

F.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT