• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE NGA MASAKRA/ “Hutra do vriste një person të katërt. Ishte pozicionuar rreth 200 m larg shtëpisë së objektivit”
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE NGA MASAKRA/ “Hutra do vriste një person të katërt. Ishte pozicionuar rreth 200 m larg shtëpisë së objektivit”

2 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, por Dan Hutra dyshohet se nuk do ndalej me kaq, nëse nuk do të ishte arrestuar nga policia. Gazetari Spartak Koka, i cili ishte në zonën e Sharrës, aty ku gjatë orëve të pasdites u vu në pranga autori i dyshuar i masakrës së ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë, në studion e “Opinion” zbuloi ekskluzivisht se Hutra ishte pozicionuar në atë vend për të ekzekutuar një tjetër person.

Sipas gazetarit Koka, 40-vjeçari kishte në shënjestër një person të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të atit, diçka që nuk ishte e vërtetë. Gazetari Koka tha se ky kishte qenë edhe synimi përse Hutra kishte shkuar në zonën e Sharrës.

Spartak Koka: Ajo që mësuam dhe kemi edhe dëshminë e këtij personi që ka marrë policinë, është se këta nuk e dinin që ishte i armatosur, e ka pasur në tokë (armën) dhe u ka thënë “mund t’ju vras dhe ju tani, por s’po ju vras sepse ju jeni të shtetit dhe nuk kam punë. Duhet të më kishit lënë të kryeja edhe një vrasje”. Ai donte të vriste një person i cili është nga Sharra. Është Rrahman Sela, një personazh i njohur i tij. Ai u ka thënë policëve se ky person është përgjegjës për vdekjen e të atit të tij, që nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Pozicionimi i tij në kodër, ai nuk po arrinte dot të dallonte se kush ishte shtëpia e tij, në atë moment, ishte për ta survejuar dhe për t’i vajtur në shtëpi. Pra nga kodra tek shtëpia e Rrahman Selës jemi 200 apo 300 metra larg.

Blendi Fevziu: Pra ishte nisur për të bërë vrasjen e katërt?

Spartak Koka: Synimi ishte që të futej edhe tek shtëpia e Rrahman Selës, që nuk ka lidhje, që nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me të, por që i ishte fiksuar dhe donte të kryente edhe këtë vrasje. Pra synimi i tij pse ka ardhur në znën e Sharrës dhe të Vaqarrit, ka qenë vetëm për këtë qëllim. Këtë e konfirmon edhe dëshmitari që përshkruan dhe momentet e arrestimit.

DËSHMIA

Adem Poga është qytetari i cili njoftoi policinë për vendndodhjen e autorit të 3 vrasjeve e 3 plagosjeve këtë të mërkurë në Tiranë. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, Poga tregon vendin ku Dan Hutra ishte ulur bashkë me armën në dorë.

Adem Poga: Ishte ulur këtu, erdhi policia, u thashë ja ku e keni.

Spartak Koka: Këtu tek kjo gëmushë ë?

Adem Poga: Fiks këtu, armën e kishte në dorë. U çua  dhe ngrejti duart lart dhe u tha po të doja t’ju hiqja qafe do u hiqja.

Spartak Koka: 4 punonjësve të policisë?

Adem Poga: Unë se dija se ka kallash, se s’vija fare lart. Do u hiqja të tërë tha po unë s’kam punë me ju, dua të vras edhe një njeri tjetër. Kush është i thanë, Rrahman Sela tha, i cili është banor i lagjes tonë.

Spartak Koka: Unë mendoj se gjesti jot është shumë i lavdëruesahëm dhe uroj që strukturat e policisë, Ministria e Brendshme të të japin një shpërblim si qytetar për parandalimin e një vrasjeje tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA ME 7% E PAGAVE TË USHTARAKËVE/ Rama: Janë 400 mundësi të reja për punësim në Forcat e Armatosura...
Previous article PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL NË SPANJË/ Arrestohet 67-vjeçari, pritet ekstradimi (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT