Covid-19 është rikthyer sërish në vëmendjen e SHBA-ve.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka thënë se SHBA-ja beson se Covid-19 “ka shumë të ngjarë” të ketë origjinën në një “laborator të kontrolluar nga qeveria kineze”.
Në një intervistë në mediat amerikane ai tha se “FBI ka hetuar dhe mendohet se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë një incident i mundshëm laboratorik.”
Edhe në fillimet e përhapjes së virusit, Kina u akuzua se mund të ishte ajo origjina e pandemisë, por që është mohuar nga an e saj.
Në lidhje me deklaratën e drejtorit të FBI-së, Kina i ka quajtur akuzat si shpifëse.
Komentet e Wray vijnë një ditë pasi ambasadori i SHBA në Kinë i bëri thirrje vendit që të “të jetë më i sinqertë” për origjinën e Covid.
Në intervistën e tij të martën, Wray tha se Kina “ka bërë çmos për t’u përpjekur të pengojë dhe turbullojë” përpjekjet për të identifikuar burimin e pandemisë globale.
“Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë,” tha ai.
Qeveria kineze nuk i është përgjigjur ende komenteve të Wray. Megjithatë të hënën, ajo hodhi poshtë raportet e mediave se departamenti i energjisë i SHBA-së kishte vlerësuar me “besim të ulët” që Covid kishte rrjedhur nga një laborator. Agjencia kishte thënë më parë se ishte e pavendosur se si filloi virusi.


