• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË BRIGJET ITALIANE/ Dyshohet për mbi 100 viktima nga shkatërrimi në det i anijes me emigrantë
Home
Botë

TRAGJEDIA NË BRIGJET ITALIANE/ Dyshohet për mbi 100 viktima nga shkatërrimi në det i anijes me emigrantë

28 February, 2023 s.autor Botë

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën nga përmbytja e varkës në jug të Italisë.

Të paktën 63 emigrantë janë konfirmuar të vdekur, mes tyre 12 fëmijë përfshirë një foshnje.

Varka, ku raportohet se kishte rreth 200 njerëz, iu përplas me shkëmbinjtë ndërsa po përpiqej të ankorohej pranë Crotone të dielën.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u ka kërkuar institucioneve të BE-së që të ndërmarrin veprime për të ndaluar udhëtimet klandestine me anije me emigrantë.

Në bordin e varkës, e cila ishte nisur nga Turqia disa ditë më parë, raportohet se kishte emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani.

Roja bregdetare tha se 80 njerëz kanë mbijetuar, disa prej të cilëve mbërritën me not në bregdet. Ndërkohë dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Një i mbijetuar u arrestua me akuzën e trafikimit të emigrantëve, tha policia doganore.

Një 16-vjeçar nga Afganistani humbi motrën e tij 28-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në plazh pranë tij.

Gjithashtu një 43-vjeçar nga Afganistani mbijetoi së bashku me djalin e tij 14-vjeçar, por gruaja dhe tre fëmijët e tjerë, të moshës 13, 9 dhe 5 vjeç, nuk ia dolën dot. Një tjetër grua afgane e përlotur nuk lëvizte nga plazhi pasi humbi burrin e saj.

“Kjo është një tjetër tragjedi që po ndodh pranë brigjeve tona. Ajo na kujton të gjithëve se Mesdheu është një varr masiv gjigant,” tha Francesco Creazzo, nga organizata jo-qeveritare SOS Méditerranée.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ I dehur në timon transportonte 13 emigrantë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Në pranga dhe vëllai i tij
Previous article "MBRETI" MESSI/ “Pleshti” pushton FIFA-n, rrëmben çmimin The Best: Ishte një çmenduri

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT