• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JAVA E ZJARRTË POLITIKE/ Më 2 mars përballja në Kuvend, më 3 mars gjyqi i vulës dhe protesta
Home
Politikë

JAVA E ZJARRTË POLITIKE/ Më 2 mars përballja në Kuvend, më 3 mars gjyqi i vulës dhe protesta

27 February, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

E enjtja e 2 marsit do ta gjej kuvendin të mbërthyer në debatin me mocionin me kryeministrin për çështjen McGonigal. Janë 13 pyetje hartuar nga opozita të cilat presin përgjigjen e kryeministrit.

Ngulmimi opozitës në zhvillimin e kësaj seance ishte shkaku futjes së kuvendit në seancat e shkuara, në kaos nga deputetët e opozitës përmes bllokimit të foltores dhe fryrjes së bilbilave.

Përballja kryesore pritet të jetë me Edi Ramën por Sali Berisha i shtoi edhe disa emra të tjerë që sipas tij janë protagonistë të veprimtarisë së Mcgonigal në Tiranë.

“Në këtë kontekst, njeriu përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal”-tha Berisha.

Ndryshe nga Berisha i cili tenton ta zgjerojë rrethin e të përfshirëve në atë që e quan afera McGonigal, socialistët e kanë një fokus tjetër.

Kreu grupi parlamentar socialist Taulant Balla dha detaje për kohën në dispozicion të deputetëve dhe se si socialistët e presin këtë seancë.

“Po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët.  Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme. Grupi ynë parlamentar mezi po e pret mocionin me debat për të diskutuar disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”- është shprehur Taulant Balla.

Kjo seancë maratonë i paraprin një tjetër zhvillimi të rëndësishëm për opozitën shqiptare të ndarë në dy blloqe.

Beteja e gjatë plot zvarritje gjyqësore, për vulën dhe logon e PD, mes Sali Berishës dhe grupimit Alibeaj në PD pritet të marrë një përgjigje nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit paraditen e 3 Marsit.

Ndërkohë që në gjykatë do të jepet vlerësimi për vendimin Zhukri që njeh Berishën si të parin e PD, ish kryeministri do ti prijë një proteste poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Berisha ngulmon se kjo protestë nuk lidhet me gjyqin e vulës por është në vazhdën e aksionit politik opozitar për largimin e Edi Ramës./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ PETRAQ MILOS/ Abazoviç kërkon falje: Nuk e ka prishur radhën në kufij
Previous article ZBULOJENI TANI/ Ja si ta mësoni nëse përputhesh ti dhe partneri/ja seksualisht

F.autor

Postime të ngjashme

DITË TENSIONI NË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend Aktualitet

DITË TENSIONI NË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe reshje gjatë ditës, kthjellime në orët e pasdites Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe reshje gjatë ditës, kthjellime në orët e pasdites

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025 Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT