Një incident i pazakontë ka ndodhur në tunelin e Elbasanit tre ditë më parë.
Burimet për Ora News bëjnë me dije se vëllezërit Orges dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç, janë arrestuar pas një incidenti me prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një agjent të BKH-së.
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në hyrje të tunelit që lidh Elbasanin me Tiranën.
Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete tek Ura e Tajvanit, tre të lënduar
Sipas burimeve nga prokuroria e Elbasanit, ka patur një situatë mes tyre, ku dy vëllezërit u kanë treguar një dokument me të cilët pretendonin se ishin punonjës policie.
Ata nuk u janë bindur edhe patrullave në rrugë, ndërsa arrestimi i tyre është bërë në Durrës, ku edhe jetonin. Njëri prej tyre punonjës security pranë një agjencie private në portin e qytetit
Prokurori dhe agjenti i BKH kanë vënë në dijeni autoritetet, ndërsa të rinjtë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.


