• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Përplaset për vdekje 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se po arratisej pas një grabitje
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Përplaset për vdekje 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se po arratisej pas një grabitje

26 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar të enjten e shkuar në Itali. Një shqiptar 36 vjeç me iniciale A.K është përplasur për vdekje. Mediat shkruajnë se shoferi i makinës që e përplasi të riun është në hetim për vrasje në rrugë.

Në fillim të javës së ardhshme pritet që të kryhet një autopsi në trupin e pajetë të shqiptarit. I riu po kthehej në shtëpi. Ai u përplas në një autostradë në zonën mes Sarno dhe Palma Campania. Së bashku me të ka qenë edhe person tjetër, sipas mediave italiane, pasi dyshohet se po arratiseshin nga një grabitje. Të dy këta persona, si viktima dhe i arratisuri, kishin kapuça.

Sipas të njëjtave burime i riu u përplas nga një makinë tip “Mercedes”. Aksidenti ishte shumë i fortë aq sa 36-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Shoferi ka ndaluar rreth 2 kilometra e gjysmë larg vendit të aksidentit. Po ashtu, edhe ai ka pësuar disa dëmtime. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Padova.

Sipas autoriteteve, 36-vjeçari kishte disa precendetë penalë. Me vete në momentin e ngjarjes kishte mjete që përdoren për të hapur dyert e blinduara. Dyshohet se edhe bashkëpunëtori i tij kishte të njëjtat objekte me vete.
Prandaj dyshimet janë që 36-vjeçari ishte pjesë e një bande që merrej me grabitje në zonë. Megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim për ndonjë tentativë grabitje që ka ndodhur natën e aksidentit. Por siç shkruajnë mediat, dyshohet se ndonjë tentativë e këtyre personave të ketë dështuar pasi mund të jenë parë nga banorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Mes të dëbuarve në 2020-ën, trafikanti shqiptar i kokainës sfidon Britaninë, rikthehet ilegalisht dhe jeton…
Previous article TRAGJIKE NE ITALI/ Mbytet anija me emigrantë, 34 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT