• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Përgjimet zbuluan mashtrimin e nënës dhe babait për vrasjen e djalit, 8 plagë në kokë
Home
Breaking News

DOSJA/ Përgjimet zbuluan mashtrimin e nënës dhe babait për vrasjen e djalit, 8 plagë në kokë

24 February, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Hamdi Bylykbashit në fshatin Zvezdë të Korçës, është zbuluar përmes aktit të ekpertimit mjekoligjor, i cili konstatoi se viktima kishte dëmtime të shuma në pjesën e kokës.

Mjekët kanë specifikuar se këto dëmtime ishin kryer nga goditje me sende të forta, duke sjellë dhe çarjen e kockës dhe kotuzion të trurit.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se Hamdi Bylykbashi, kishte gjetur vdekjen nga 8 plagë të rënda, që nuk vinin nga një goditje e lehtë në murr apo pllaka, siç kanë pretenduar dy prindërit e tij.

Në një nga dhomat e shtëpisë, policia sekuestroi një çekan, që besohet se është sendi me të cilën është goditur disa herë në kokë Hamdi Bylykbashi.

Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, janë përpjekur të fshehin vrasjen, duke e raportuar në spital se djali i tyre ishte rrëzuar.

Por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale, në policinë e Korçës, burrë e grua kanë mbajtur qëndrime të ndryshme dhe kontradiktore me njëri-tjetrin. Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjëndje të dehur.

Kur është kthyer në shtëpi, ka qënë i gjakosur në ballë. Më pas e ëma, ka treguar se në oborrin e banesës së tyre, Hamdi Bylykbashi, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në pllakat e oborrit.

Pas rëfimit të nënës në pyetje policia ka marë babain, Shefki Bylykbashin, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në murr.

Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar shtetasit, Ilmi Xhuti, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.

Por gjatë marjes në pyetje në Polici, Ilmi Xhuti, ka treguar se kur ka parë gjëndjen e Hamdiut dhe gjakosjen e tij në pjesën e kokës, ai ka refuzuar ta mari në makinë, por vendosën të njoftojnë ambulancën e spitalit.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se nëna e viktimës, Hyrija, ka gënjyer dhe vajzën e saj, Emine Hoxhën. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se është telefonuar në 15:57 nga nëna e saj, duke i thënë që të shkonte në Korçë, pasi Hamdi Bylykbashit ishte shumë i sëmurë.

Entela, nuk ka qënë në gjëndje të shpjegonte rrethanat se çfarë kishte ndodhur, por ka shkuar në spital duke menduar se thjesht i vëllai kishte pirë përsëri dhe ishte sëmurur.

Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes.

Përmes bisedave të përgjuara, ata bisedonin se çfarë qëndrimi do mbanin për ngjarjen, duke shmangur versionin real të vrasjes./ora

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI/ 17 vjeç tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë në Itali, Matilda: U dashurova me shpëtimtarin tim
Previous article KËTË NUK E PRISNIM/ Efi dhe Mozzik bëhen bashkë

F.autor

Postime të ngjashme

PISTA TË REJA PËR VRASJEN E EDMOND SUKËS/ Në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde Aktualitet

PISTA TË REJA PËR VRASJEN E EDMOND SUKËS/ Në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde

AKSIDENT I RËNDË/ Makina del nga rruga në Rrugën e Kombit, dy persona... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË/ Makina del nga rruga në Rrugën e Kombit, dy persona...

HOMAZHE PËR GAZETARIN ENRIK MEHMETI/ Kryen nderimet kryeministri Rama Aktualitet

HOMAZHE PËR GAZETARIN ENRIK MEHMETI/ Kryen nderimet kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT