• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOHET NGA SPAK/ Flet italiani: S’e punësova unë babain e Alqi Bllakos! Borderotë i firmosja…
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOHET NGA SPAK/ Flet italiani: S’e punësova unë babain e Alqi Bllakos! Borderotë i firmosja…

24 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Giuseppe Ciaffaglione, ish-administrator i Inceneratorit të Tiranës, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar përmes avokates akt-ekspertim grafik të firmës së tij të kontratës për emërimin Edmond Bllakos, babait të Alqi Bllakos, ne inceneratorin e Tiranës. Ciaffaglione bashkë me ish-drejtoreshën tjetër, Arjola Kodra, akuzohen se emëruan përmes një kontrate fiktive babain e ish-deputetit socialist, ndërsa pretendon se kjo firmë nuk është hedhur prej tij, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare, të provojnë vërtetësinë e saj përmes provave shkencore.

Sa i takon firmosjes së borderove ku ishte edhe emri i Edmond Bllakos, Ciafaglione ka pretenduar se ai firmose vetem në letra të bardha ndërsa borderote plotesoheshin me vonë. Këto pretendime janë bërë gjatë seancës paraprake ku e akuzuarit kërkuan pushimin e çështjes.

Mësohet se ashtu si Stela Gugallja, edhe Ciafaglione, ishte paraqitur pranë autoriteteve italiane, pasi është vënë në dijeni të urdhër-arrestit ndaj tij, ndërsa është lënë në gjendje të lirë, në pritje të procedurave përkatëse. Gjykata a Posaçme do të shprehet me 1 mars me vendim, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit, me 20 të akuzuar dhe 14 kompani. 18 prej të akuzuarve kërkuan gjykim të shkurtuar ndërsa vetëm 2 prej tyre kërkuan gjykim normal.

Kujtojmë se SPAK ka mbyllur deri tani hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit dhe ka kërkuar që çështja të shkojë për gjykim, ndërkohë që ende nuk ka një vendim nga GJKKO, e cila e mban në seancë paraprake për të dyja dosjet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLI I SIGURIMIT/ Xhaçka: Ukraina meriton mbështetjen tonë ekonomike, politike dhe ushtarake
Previous article VRASJA AKSIDENTALE E SHQIPTARIT NË ATHINË/ Pistat ku po heton policia. DYSHIMET për pronarin e lokalit

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT