• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Kthyen burgjet në loto sportive. Gjykata e Elbasanit dënon “Gaxhain”, Llanajn dhe gardianët
Home
Aktualitet
Kronikë

E PLOTË/ Kthyen burgjet në loto sportive. Gjykata e Elbasanit dënon “Gaxhain”, Llanajn dhe gardianët

23 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Disa prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit, Bradasheshit dhe Drenovës në Korçë, janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Elbasanit.

Emra të njohur si Gazmir Braka ose “Gaxhai” i Vlorës dhe Aleksandër Llanaj, të dënuar me burgim të përjetshëm për krime në vitin 1997 dhe masakrën e “Qoles”, kanë marë një dënim tjetër.

Ka qenë gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetau, e cila në datën 10 shkurt 2023, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë duke shpallur fajtor dhe dënuar, me 1 vit e 7 muaj burg Gazmend Brakën dhe me 3 vjet e 4 muaj burgim, Aleksandër Llanaj.

“Gaxhai” vuan dënimin me burg të përjetshëm në Drenovë të Korçës, ndërsa dënimi i tanishëm bashkohet me vendimin e përjetshëm që ai po vuan.

Gazmir Braka, rezulton se kishte futur në qeli një aparat telefonike dhe mbante kontakte me njerëzit jashtë burgut dhe vetë gardianët, siç është njëri prej tyre i përgjuar nga prokuroria, Olgert Muçka.

Ndërsa “Ora News” mëson se Aleksandër Llanaj, është një tjetër i dënuar që përveç se kishte futur një aparat telefoni në ambjentet e burgut të Drenovës, ai kishte krijuar brenda në burg një zinxhir komunikimesh për vendosjen e basteve sportive nga brenda ambienteve të burgut.

Mes personave të tjerë që dënoi gjykata me 1 vit e 7 muaj burgim, është Aleksandër Sinanaj, personazh i cili prej vitit 2018 është arrestuar nga policia për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Vlorë.

Një tjetër personazh që vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre shtetasve në 28 korrik 2013 në Vlorë, Sokol Isufaj, Serdi Bajlozi dhe Diana Ademi, rezulton të jetë Delin Hajdari. Edhe ky i fundit sipas vendimit të gjykatës, kishte arritur të fuste një aparat telefoni në ambientet e qelisë së tij, dhe për këtë fakt është dënuar sërish me 1 vit e 7 muaj burgim.

Po me të njëjtën masë dënimi 1.7 vite burgim, është shpallur fajtor për akuzën e “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Futjen e Telefonave në burg” Aleksandër Alibashi. Edhe ky i fundit, vuan dënimin me burg përjetë në Drenovë për një krim të kryer disa vite më parë në Vlorë.

Ndërkohë mes të dënuarve janë dhe disa punonjës të burgut të Bradasheshit dhe Drenovës. I vetme i pandehur që nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria është Arben Grori, i cili ndryshe nga të akuzuarit e tjerë që pranuan të gjykohem me gjyq të shkurtuar, ai ka zgjedhur ti nënshtrohet gjykimit të zakonshëm.

Sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se gardiani Robert Dedaj komunikonte me të burgosurin Arben Grori, ku e njoftonte mbi kontrollin e dhomave, duke i dhënë mundësi të fshihte sendet e paligjshme që mbante.

Po ashtu në dosje thuhet se në qelitë e Aleksandër Llanaj, Delin Hajdarit dhe Leo Osmanit në burgun e Drenovës, Korçë nuk ushtroheshin kontrolle periodike, duke lejuar në qelit ë  e tyre mbajtjen e alkool apo telefonave celularë me të cilat kryheshin komunikime me të dënuar në burgjet e tjera apo dhe me persona jashtë burgut.

Deri në 2 dhjetor 2020 Llanaj kishte përdorur tre numra me të cilët komunikonte me Arben Grorin, i dënuar në burgun e Peqinit, të dashurën e tij dhe me një person me të cilin vinte baste vetë apo dhe në emër të shokëve.

Ishte pikërisht komunikimi me të dashurën që ‘zbuloi’ Llanajn, pasi pas përgjimit të telefonit ët saj, policia zbuloi numrat e telefonit që përdorte i dënuari.

Qelia nuk e pengonte Llanajn as që të vendoste baste, gjë që e bënte jo vetëm për vete, por edhe për të dënuar të tjerë, përmes telefonit.

Personi që i lidhte ishte me pseudonimin Sanço, i cili kishte në përdorim një lokal në Vlorë ku organizoheshin lojëra fati e bixhozi dhe gjithashtu edhe loto sporti.

Më paraburgimin e Elbasanit, të burgosurit siguronin edhe alkool, ku një shishe u kushtonte 50 euro, ndërsa për 200 euro gardiantët mund t’i ndërronin qelinë për t’i çuar në një më të mirë.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit

1.            Gazmir Braka dënohet me 1 vit e 7 muaj burgim

2.            Aleksandër Llanaj dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim

3.            Delin Hajdari dënohet me 1 vit e 7 muaj burgim

4.            Aleksandër Sinanaj dënohet me 1 vit e 7 muaj burgim

5.            Aleksandër Alibashi dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim

6.            Ilia Beshello dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

7.            Metkë Nurçelli dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në Kusht)

8.            Olgert Muçka dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në kusht)

9.            Artan Dulillari dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në kusht)

10.          Veli Bici dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim (Vënie në kusht)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISUR NGA KENDAL JENNER/ Si të vishesh thjesht dhe të dukesh super "cool"
Previous article PROTESTA/ Spartak Ngjela: Ja çfarë do të bëjë Berisha më 3 mars. Nuk e ka BLERË dot...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT