• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTAN LAME KËRKON HETIM PËR FLORIRIN E ZHDUKUR TË MBRETIT ZOG/ Reagon princ Leka. Ahmet Zogu mori 40 milionë dollarë me vete
Home
Sociale

ARTAN LAME KËRKON HETIM PËR FLORIRIN E ZHDUKUR TË MBRETIT ZOG/ Reagon princ Leka. Ahmet Zogu mori 40 milionë dollarë me vete

21 February, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili njihet edhe si studiues e koleksionist, ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt që Mbreti Zog mori me vete kur u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Lame u shpreh se Princ Leka, si trashëgimtar i fronit, duhet t’i japë llogari shtetit shqiptar për këtë çështje.

“E para, dokumenti ka nevojë për hetim të mëtejshëm. E dyta, unë nuk e besoj farë këtë zotërinë Gjonin. E treta, shteti shqiptar përsa kohë edhe e pranoi të kthehej në Shqipëri Princ Lekën dhe familjen mbretërore, unë jam nga ata që them po, duhej pranuar që të ktheheshin në Shqipëri, duke dhënë disa llogari.

Si trashëgimtar i fronit është dikush dhe ka llogari për të dhënë para shtetit shqiptar dhe shteti shqiptar ka detyrime ndaj tij për atë që përfaqëson”, theksoi ai.

Ndërkaq, Princ Leka reagoi zyrtarisht duke theksuar se vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

“Ka pasur një komision hetimor në fillim të viteve 90’ për këtë çështje”, iu përgjigj ai Artan Lames.

Drejtori i Arkivës, Ardit Bido tha se Ahmet Zogu mori me vete 40 milionë dollarë.

“Duhet të theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër marramendëse. Kjo 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, me inflacion sot do të ishte diku te 40 milionë dollarë.

Pra, nuk bëhet fjalë për një shifër e cila është marramendëse kur vjen fjala për kapacitetet e një vendi,” – u shpreh Bido.

Ai sidoqoftë theksoi se 1.5 milionë dollarë aso kohë nuk mund të krahasohen me 40 milionë dollarë sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 2 KG KOKAINË NGA HOLANDA DREJT GREQISË/ Në pranga babë e bir dhe bashkëpunëtorja shqiptare, ja ku e kishin fshehur
Previous article TRANSPORTI PUBLIK/ Veliaj me operatorët: Rrisim cilësinë e shërbimit për qytetarët. Kohën e pritjes...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT