Partia Socialiste ka përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare edhe gjashtë deputetë të të tjerë të PD këtë të hënë, pas seancës së të enjtes së javës që kaloi.
Deputetët demokratë akuzohen se bllokuan foltoren, i ranë bilbilit dhe vunë zhurmues në seancë. Seancën e së enjtes së kësaj jave, nuk do të jenë prezentë 8 deputetë, mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.
Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet votoi pro përjashtimit për 6 deputetët e PD:
1. Edmond Spaho
2. Elda Hoti
3. Sorina Koti
4. Oerd Bylykbashi
5. Lindita Metaliaj
6. Greta Bardeli


