• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Rusia akuzon 680 zyrtarë ukrainas për krime dhe përdorime të metodave të ndaluara
Home
Botë

LUFTA NË UKRAINË/ Rusia akuzon 680 zyrtarë ukrainas për krime dhe përdorime të metodave të ndaluara

20 February, 2023 s.autor Botë

Moska ka akuzuar 680 zyrtarë ukrainas për krime lufte, pasi akuzohen për “përdorimin e mjeteve dhe metodave të ndaluara”

Midis të akuzuarve janë dhe 118 anëtarë të forcave të armatosura dhe ministrisë së mbrojtjes për shkelje të ligjeve që rregullojnë zhvillimet e luftës, duke përfshirë përdorimin e armëve kundër civilëve, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Sipas raportit, zyrtarët ukrainas u akuzuan për “përdorim të mjeteve dhe metodave të ndaluara të luftës”, duke iu referuar nenit 356 të kodit penal rus.

“Aktualisht, procedurat e ndjekjes penale janë kryer kundër 680 personave,” tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë.

Bastrykin, tha se akuzat përfshijnë përdorimin e armëve kundër popullatës civile. Ai shtoi se 138 prej tyre janë akuzuar në mungesë.

Sipas Prokurorisë së Ukrainës, autoritetet ukrainase kanë regjistruar më shumë se 70,000 krime lufte ruse që nga fillimi i konfliktit. Ukraina ka zbuluar gjithashtu një numër çështjesh penale kundër anëtarëve të forcave ruse, duke përfshirë kundër themeluesit të grupit mercenar Wagner.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU DJALIN ME ÇEKIÇ NË MALIQ/ Lihet në burg 77-vjeçari
Previous article TENTOI TË VRISTE ME SHKOP 46-VJEÇARIN/ Arrestohet autori në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT