• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË SITUATË KAOTIKE”/ Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil
Home
Nderkombetare

“ËSHTË SITUATË KAOTIKE”/ Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil

20 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet në shtetin brazilian të San Paulos thanë se së paku 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut.

Video-pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë lagje nën ujë, autostrada të përmbytura dhe grumbuj të mëdhenj mbeturinash.

Ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për të arritur te të mbijetuarit dhe për t’i zhbllokuar rrugët.

Më shumë se 600 milimetra shi ranë në disa zona të dielën – dyfishi i sasisë së pritur për muajin shkurt.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nuk po arrijnë në disa vende. Është situatë kaotike”, tha Felipe Augusto, kryebashkiak i qytetit të goditur rëndë, San Sebastiao.

Sipas zyrtarëve, qindra familje kanë mbetur pa strehë.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, tha se do t’i vizitojë zonat e prekura gjatë ditës së sotme.

“Ne do t’i bashkojmë të gjitha nivelet e qeverisjes dhe, me solidaritetin e shoqërisë, do t’i trajtojmë të prekurit, do t’i kërkojmë të zhdukurit, do t’i rregullojmë autostradat, lidhjet e energjisë dhe telekomunikacionet”, shkroi da Silva në “Twitter”.

Në zonë priten reshje të tjera të dendura shiu, të cilat rrezikojnë t’i përkeqësojnë kushtet për ekipet e emergjencës.

Ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si përmbytjet, pritet të bëhen më të zakonshme gjetiu, për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Vitin e kaluar, shiu i rrëmbyeshëm në qytetin juglindor të Petropolisit në Brazil la më shumë se 230 njerëz të vdekur. /REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA ZGJAT STËRVITJET USHTARAKE/ Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike nga bregu lindor
Previous article ANALIZA/ Një vit nga pushtimi rus, mijëra civilë të vdekur dhe qytete fantazmë, çfarë po ndodh në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT