Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta duke folur për SYRI.net ka treguar faktin se e ka dekretuar largimin e Visho Ajazi Likës nga detyra e drejtorit të SHISH.
I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse Presidenti e ka dekretuar emërimin e drejtorit të ri të SHISH, Presidenti Meta e la të hapur këtë çështje. “Unë kam respektuar gjithmonë parimin e vazhdimësisë, pra të kontinuitetit.
Në rastin konkret, kam qenë i bindur që vazhdimësia është e rëndësishme në këto lloj institucionesh.
Vetëm një javë më parë, i kam thënë zotit Ajazi se ai do kishte përkrahjen time të plotë për të vazhduar detyrën. Ai më ka falenderuar për besimin, duke shprehur konsideratat,” tha Meta.


