Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ditën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shpreh se puna dhe festa duhet të shkojnë gjithmonë bashkë.
Gjatë mbledhjes së sotme, Kurti tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, duke u shprehur: “pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës, e jo përmes rrugëve të shkurta që premtohen nga njerëz jo serioz”.
“Ata punojnë këtu, por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.


