• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JETA ATY KA NDALUAR”/ Biznesmeni turk: Familja dhe shoqëria ime ndodheshin në zonën e tërmetit, 7 prej tyre vdiqën
Home
Aktualitet
Kronikë

“JETA ATY KA NDALUAR”/ Biznesmeni turk: Familja dhe shoqëria ime ndodheshin në zonën e tërmetit, 7 prej tyre vdiqën

15 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni turk Sezer Arslan, i cili jeton në Tiranë, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me tërmetin që goditi vendin e tij disa ditë më parë duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe miliarda dollarë dëme.

Arslan tregoi se në zonën e prekur nga tërmeti ndodhej edhe një pjesë e familjes së tij dhe shoqërisë, prej të cilëve ai tregoi se 7 kanë vdekur nga lëkundjet sizmike dhe 18 të tjerë janë shpëtuar.

Ai rrëfeu më tej se të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psikologjike sa nuk mund të komunikojnë as me telefon, ndërsa shtoi më tej se në zonën e Diyarbakir jeta ka ndaluar.

“Familja ime ndodhet në zonën që u prek nga tërmetet. Aty ndodhen po ashtu disa shokë, 7 kanë vdekur dhe mbi 18 janë gjetur. Aty ndodheshin 8 familje në katin e tetë dhe mbi 15 orë nuk kanë arritur t’i gjejnë, por më pas vetëm 3 prej tyre kanë mbijetuar.

Unë nuk kam komunikuar me vetë të plagosurit, nuk janë në gjendje të mirë psikologjike. Janë shumë të shokuar, ne jemi në Shqipëri dhe nuk e ndjejmë. Unë kam qenë edhe në tërmetin e Shqipërisë por nuk ka qenë kaq i rëndë. aty është ndaluar jeta, ka 2 milionë banorë në Diyarbakir. Është një tragjedi.

Ushqimet vijnë me ndihma nga qytete të tjera. Vetëm nga Shqipëria dje kanë dalë 7 kamionë drejt zonave të prekura. Miqtë e mi që kanë mbetur pa shtëpi janë transferuar në shtëpitë e tyre në fshat ose te të afërmit e tjerë. Unë vetë kam shtëpinë në fshat dhe e kam liruar për ata që mund të shkojnë. Nuk ka dëmtime, por kemi frikë se mund të ndodhë prapë. Para 3 muajsh ka ndodhur është paralajmëruar se një tërmet po vinte. Ne patjetër e kemi parë si jo serioze këtë.

Shqiptarët më kanë pyetur të gjithë për gjendjen, të gjithë janë mërzitur. Shumë nga klientët e mi kanë ndihmuar po ashtu, një pjesë kanë dhuruar lekë, një pjesë batanije. Është diçka që i ka prekur edhe ata dhe janë me të ndjeshëm”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON lideri çeçen: Të pushtojmë Gjermaninë. Është territori ynë
Previous article "PSE JETA IME VARET NGA BIG-BROTHERI"/ Rrëfehet Luizi: E ndava mendjen, i thashë vetes

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT