Komisioni i Etikes ka marrë vendimin për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë për kryetarin e PD-së, Sali Berishen dhe 10 per deputetin Flamur Noka.
Nderkohe per Palokën dhe Këllicin është vendosur që të përjashtohen me nga 5 ditë nga seancat plenare.
Mësohet se Komisioni i Etikës ka marrë vendimin duke përjashtuar për 10 ditë Berishën dhe deputetin Flamur Noka nga seancat plenare, ndërkohë për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi që të përjashtohen nga 5 ditë.
Ky vendim vjen pas tensioneve dhe debateve në seancën e fundit plenare, ku jashtë Kuvendit u mbajt dhe një protestë e thirrur nga opozita. Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi, ndërsa PS e ka akuzuar atë për fyerje ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe thyerje të rregullores.


