• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Erdogan: 98 për qind e ndërtesave të shembura janë ato të ndërtuara para vitit 1999
Home
Nderkombetare

TËRMETI/ Erdogan: 98 për qind e ndërtesave të shembura janë ato të ndërtuara para vitit 1999

15 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, u zotua të rindërtojë vendin pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, dhe tha se operacioni i kërkim-shpëtimit do të vijojë deri në nxjerrjen e qytetarit të fundit nga rrënojat. Ai e krahasoi tërmetin me një bombë atomike, që kishte vrarë mbi 35 400 vetë në rajonin jugor të vendit, dhe kishte lënë qindra mijëra të pastrehë. Vlerësimi i dëmeve, sipas tij, do të përfundojë në një javë, ndërsa rindërtimi do të nisë brenda pak muajve.

“Fakti që 98 për qind e ndërtesave të shembura në katastrofën e fundit janë ato të ndërtuara para 1999-s, tregon progresin që kemi bërë në standardizimin e godinave dhe inspektime, por edhe na kujton se duhet të jemi më strikt”, u shpreh presidenti Erdogan.

Bashkë me më shumë se 5 mijë viktimat e konfirmuara në Siri, bilanci total ka shkuar në mbi 41 mijë të vdekur, ndërsa shpresën për gjetjen e të mbijetuarve vazhdon ta mbajë në jetë raste si ky; një grua 77-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat, më shumë se 9 ditë ose 212 orë, pas lëkundjes së dhunshme të tokës që përpiu pallatin 7-katësh në të cilin jetonte në Adijaman. Të afërmit e Fatma Gungor, e cila u transportua me maskë oksigjeni në autoambulancë, shpërthyen në brohorima dhe përqafuan ekipin e kërkim-shpëtimit.
“Është shumë bukur të ndihmosh të tjerët. Kjo është dashuri, është humanizëm. Do të vazhdojmë kërkimet pasi ka ende persona të gjallë; njerëzit mund të jetojnë 15, 16 deri në 20 ditë nëse nuk janë të lënduar”.

9 të mbijetuar u shpëtuan në Turqi të martën, por OKB-ja thotë se faza e kërkimit po mbërrin në fund dhe se fokusi kryesor po zhvendoset te mbështetja për të mbijetuarit të cilët po jetojnë në kushte të mjerueshme, pa ngrohje, ushqim apo strehë. OKB-ja ka paralajmëruar për rrezikun shpërthimit të epidemive në Turqi e Siri.

“Një javë pas kësaj tragjedie të tmerrshme ka shqetësime në rritje për shfaqjen e problemeve shëndetësore të lidhura me motin e acartë, higjienën dhe shpërthimin e sëmundjeve infektive”, tha drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

Situata më e vështirë paraqitet në Siri, ku hyrja e ndihmave është më e vështirë, e megjithatë 2 pikat e tjera kufitare janë hapur nga Turqia, nga ku po kalojnë autokolonat me ndihma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA VETËM NJË PD"/ Celibashi për regjistrimin në zgjedhje: Në datë 3 mars gjykata do të vendosë, do të vlerësojmë…
Previous article E RËNDË/ Mjeti aksidenton për VDEKJE 19-vjeçarin shqiptar! Autori ende në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT