• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE MIJË EURO PËR NJË LEJE NDËRTIMI/ Si ranë në pranga 4 zyrtarët e bashkisë Dimal! SPAK: Ekzistojnë prova për…
Home
Breaking News

TRE MIJË EURO PËR NJË LEJE NDËRTIMI/ Si ranë në pranga 4 zyrtarët e bashkisë Dimal! SPAK: Ekzistojnë prova për…

15 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) godet një tjetër rast të dyshuar për korrupsion të funksionarëve publikë.

Kështu, katër zyrtarë të Bashkisë së Dimalit dhe dy punonjës të një firme private janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe për korrupsion ditën e djeshme. Të arrestuarit janë drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal, ish-shefi i Transportit në këtë bashki aktualisht drejtues te emergjencat, një ishshefe e Urbanistikës dhe ishdrejtues i IKMT-së në këtë institucion.

Sipas SPAK-ut, të gjithë janë lënë në burg, përveç ish shefes së Urbanistikës, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. Shkak i arrestimeve janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit ndërkohë mësohet se zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Për çdo leje ndërtimi, sipas dyshimeve të hetimit ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3000 euro.

DENONCIMI

Referuar të dhënave që pasuan arrestimin e zyrtarëve lokalë të Dimalit mësohet se janë provuar një sërë episodesh ku të arrestuarit ishin të përfshirë. Një prej rasteve është kallëzimi një qytetari, që sipas SPAK-ut ka inicialet P.B. Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ’90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër. Më tej në kallëzim thuhet se në atë vend ka nisur të ndërtohet një objekt që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Personat e arrestuar

Altin Pali (Arrest me burg), drejtor i Urbanistikës! I akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Vali Jançe (Arrest shtëpie), shefe e Urbanistikës në kohën e kryerjes së veprës penale. E akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Agim Çuni (Arrest me burg), aktualisht specialist tek Emergjencat, ish-shefi i IKMTsë në kohën e kryerjes së veprës penale! Akuzohet për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arben Guraj (Arrest me burg), përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve. I akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

A. D (Arrest në burg), inxhinier pranë një shoqërie tregtare! I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

V.K (Arrest në burg) ekonomist, menaxher i një shoqërie tregtare. I akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI S'I SHEMBI DOT ASNJË PALLAT/ Ndërtuesi turk: Dikur më vunë gjobë, tani duan t’më japin medalje
Previous article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Dështon plani i 37-vjeçarit për të kaluar 20 mijë euro të padeklaruara, arrestohet në Muriqan

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT