• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ 53 vjedhje për 6 muaj, ndalohen 3 adoleshentë në Shkodër
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ 53 vjedhje për 6 muaj, ndalohen 3 adoleshentë në Shkodër

12 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre adoleshentë janë ndaluar në qytetin e Shkodrës, pasi për një periudhë 6-mujore kanë kryer plot 53 vjedhje. Mësohet se kryenin vjedhje të motoçikletave, biçikletave, dyqaneve, vjedhje me dhunë të telefonave dhe portofolave të shtetasve të ndryshëm.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa motoçikleta, biçikleta, telefona, çanta etj.

VIDEO

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Kryenin vjedhje të motoçikletave, biçikletave, dyqaneve, vjedhje me dhunë të telefonave dhe portofolave të shtetasve të ndryshëm, identifikohen dhe vihen në pranga 3 adoleshentë.

Finalizohet operacioni policor “Adoleshentët”, zbardhen dhe dokumentohen 53 vjedhje, të ndodhura në qytetin e Shkodrës, disa prej tyre të kryera me dhunë.

Të 3 adoleshentët i kanë kryer këto vjedhje gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023.

Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe të pandërprera, të kryera pas denocimeve të shumta nga banorët, për vjedhje të motoçikletave, biçikletave dhe dyqaneve, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimeve, zbardhën dhe dokumentuan 53 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 2022 dhe muajit janar të vitit 2023.

Bazuar në provat e siguruara u organizua operacioni policor i koduar “Adoleshentët, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim;
F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë;
– E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muaj, kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si:

26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.

Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Po punohet gjithashtu dhe për disa ngjarje për të cilat të dëmtuarit nuk kanë bërë kallëzim pranë Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa motoçikleta, biçikleta, telefona, çanta etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË DURRËS/ Makina përplas të miturën, detajet e para
Previous article MJEKËT NË QSUT KRZEJNË NDËRHZRJEN E RRALLË/ I shpëtojnë jetën 27-vjeçarit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit Aktualitet

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT