• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Zbulohet “vila e barit” në Vlorë, 6 të arrestuar e 2 në kërkim, policia jep detaje për aksionin
Home
Breaking News

DETAJET/ Zbulohet “vila e barit” në Vlorë, 6 të arrestuar e 2 në kërkim, policia jep detaje për aksionin

10 February, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar në Vlorë nga autoritetet policore. Bëhet fjalë për një vilë e cila ishte përshtatur për të kultivuar kanabisin.

Në një konferencë për shtyp, policia e shtetit tha se në këtë vilë u zbuluan 534 bimë narkotike në vazo, 11 kg lëndë narkotike në boçe, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Nga ky operacion janë arrestuar 6 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Vlorë/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, në konferencë për shtyp, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Indoors”.

Arrestohen 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Bllokohet vila me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, me zv/drejtorin për Hetimin e Krimeve, të Policisë së qarkut, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Indoors”.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, prej disa javësh, janë intensifikuar kontrollet në territorin e qarkut Vlorë.

Bazuar në informacionet e siguruara se në disa ambiente, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë, kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave, mëngjesin e datës 09.02.2023, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Indoors”.

Operacioni nisi në orën 11:00 të datës 09.02.2023, në të njëtën kohë, në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë.

Në momentin që shërbimet operacionale kanë shkuar pranë vilës së shtetetasit L. Xh., agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë vilë nuk kishte persona brenda. Për këtë arsye, nisur nga dyshimet se brenda kësaj vile kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, ky ambient është mbajtur në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin.

Operacioni ka vijuar në fshatin Kropishtë, ku gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. K., 55 vjeç.

Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve N. Dh., 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe F. Ç., 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.

Ndërkohë, rreth orës 16:00, agjentët operacionalë që mbanin nën vëzhgim vilën në pronësi të shtetasit L. Xh., kanë konstatuar një shtetas që ka hyrë me vrap në vilë, i cili po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një shtetas, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e shtetasit L. Xh., është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit që hyri me vrap në vilë, konkretisht shtetasit L. Z., 38 vjeç, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit D. P.

Shërbimet operacionale, bazuar në planin operacional dhe informacionet e siguruara, kanë hapur me forcë vilën e shtetasit L. Xh., ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Kuvendi miraton vlerën e koeficientit të pagave
Previous article SPIUNAZHI I PEKINIT/ DASH për balonën kineze mbi SHBA: Ishte e pajisur me disa antena

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale Aktualitet

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze Aktualitet

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT