Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mesditën e sotme ku një burrë ka qëlluar me armë zjarri vazjën dhe gruan e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë hyrjes së Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë ku agresori ka nxjerrë armën.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se të dy janë në gjendje të rëndë dhe kanë pritur 30 minuta ambulancën të shtrirë në tokë duke pritur për t’u transportuar në spital.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën duke u përpjekur për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Autoambulanca sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë dhe burrin që kreu aktin e rëndë. Mësohet se ai është i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak.


