• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË SHTËPITË E ALDËS VININ PARA QË NGA VITI 2018″/ Tjetër dëshmi që “fundos” ish-zyrtaren e lartë
Home
Breaking News

“NË SHTËPITË E ALDËS VININ PARA QË NGA VITI 2018″/ Tjetër dëshmi që “fundos” ish-zyrtaren e lartë

9 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rozeta Dobi ka dëshmuar sërish në lidhje me gjithçka ka ndodhur në njohjen mes saj dhe Alda Klosit. Ajo dha tjetër dëshmi pas asaj që dha më datë 3 shkurt, datë në të cilën u vu në pranga Klosi, ish-drejtuese e kabinetit të Arben Ahmetajt, kur ai drejtonte Ministrinë e Ekonomisë. Dobi ka vijuar të këmbëngulë për gjatë gjithë dëshmisë së saj se paratë dhe sendet personale të Alda Klosit që janë gjendur në shtëpinë e saj janë të gjitha të dhëna nga vetë Alda, pasi ajo kërcënohej atyre muajve nga bashkëshorti i saj.

Në fakt, Rozeta Dobi, që në krye të herës, të vetmen të vërtetë që nuk e ka ndryshuar ende e lidh me faktin që paratë e shumta që janë gjetur në dy kontrollet e kryera në banesën e saj ka thënë se i përkasin Aldës, por ndryshe nga dëshmitë e fillimit, ku ajo thoshte se ia vodhi paratë se e urrente, tashmë ajo këmbëngul se paratë ia dha Alda për t’i fshehur në shtëpinë e saj.


Dëshmia e datës 6 shkurt është më konçize, pasi gruaja që ka punuar si pastruese në tri banesa të Alda Klosit, ka dëshmuar se në shtëpitë e Aldës vinin para që në vitin 2018, por që ajo nuk i ka njohur personat që i sillnin. Madje, ajo thotë se edhe kur i ka gjetur tufa 500- she euro të hedhura mbi krevat, i ka sistemuar nëpër komotë e krevatit të Aldës, por pa i numëruar. Ajo tregon se as paratë që ka pasur në shtëpinë e saj nuk i ka numëruar, pasi ka vepruar e vetme për t’i fshehur në tubin e aspirimit. Dobi iu ka treguar vendndodhjet e banesave të Alda Klosit, në të cilat ka shërbyer, ndërkohë që ajo vijon të jetë koherente për sa i përket faktit se paratë që u gjetën tek ajo nuk janë vjedhur askund, por janë të shtetases Alda Klosi që ia ka dhanë asaj për t’i ruajtur.

PËRPLASJA E DËSHMIVE TË VËLLA E MOTËR

Prokuroria, ndonëse e vonuar në hetimin e të gjithë rrjedhës së vjedhjes së rreth 1 milion euro para cash dhe sende me vlerë, ka një fakt që është kundër Alda Klosit. Bëhet fjalë për paratë e denoncuara në krye të herës se ishin të xhaxhait, të ndjerë tashmë. Sipas të dhënave janë dëshmitë kontradiktore të dhëna nga Alda Klosi, që kanë bërë që zyrtares t’i vihet pranga. Burimi i 120 mijë eurove është justifikuar ndryshe nga ajo, e ndërsa i vëllai ka pasur një tjetër dëshmi.

Vëllai i Alda Klosit, Leonard Çiko, është shprehur se 120 mijë euro e ka marrë hua nga një shtetas që ka biznes në datë 2 nëntor 2022, rreth 1 muaj para nga deklarimi i Alda Klosit. Nisur nga kjo dëshmi, është ngritur pyetja se “përse Alda Klosi nuk ka deklaruar në 15.12.2022, kur dhe ka ndodhur ngjarja vjedhjen e shumës prej 120 mijë euro që ishte marrë nga i vëllai dhe përse kjo shumë mbahej në banesën e marrë prej saj me qira. “120 mijë euro nuk janë të miat, por i takojnë xhaxhait të ndjerë që i ka mbledhur nga kursimet e tij ndër vite”, mësohet të ketë thënë Alda Klosi. “120 mijë eurot janë marrë hua nga një shtetas që ka aktivitet biznesi”, mësohet të ketë thënë vëllai i Alda Klosit.

Nga ana tjetër, e paqartë për grupin hetimor është fakti se përse edhe në dëshminë e dytë 6 janar 2023 ka vijuar i ka qëndruar dëshmisë së sa se paratë i përkasin xhaxhait të sëmurë në Amerikë dhe jo huaja e marrë nga i vëllai, me këtë të fundit që pretendon se ka edhe një akt noterial. Pikërisht për shkak të këtyre pyetjeve që nuk kanë marrë një përgjigje të saktë, ka bërë që Policia t’i vërë prangat Alda Klosit, pasi ka dyshime të forta se këto deklarime janë të rreme me qëllim që të fshihet burimi i vërtetë të të ardhurave. Prej ditës së shtunë, ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake.

Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para grupit hetimor, teksa një ditë më parë Gjykata e Tiranës e la në burg. Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklaruar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAM NDJER VETEN..."/ Efi zbulon arsyen se pse kërkonte të dilte nga shtëpia e "BBV"
Previous article VIKTIMAT E TËRMETIT NË TURQI DHE SIRI/ Papa bën thirrje për ndihmë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT